Telenews

Kampionia e Kosovës në Basketboll, sonte luan në garat evropiane

Kampionia aktuale e Kosovës në basketboll, Trepça sonte luan në kuadër të fazë grupore në kompeticionin evropian, FIBA Europe Cup.

Ekipi mitrovicas ndeshet me skuadrën skoceze, Caledonia Gladiators në duelin i cili fillon nga ora 18:30.

Deri tani të dyja këto ekipe kanë nga 2 humbje në të dyja ndeshjet e grupit, nga Dijoni i Francës dhe Ludwigsburgu i Gjermanisë dhe sot kërkojnë fitoren e parë.

Ekipi ynë kosovar sivjet ka rënë në këtë grup shumë të vështirë me dy skuadrat gjermane dhe franceze, andaj përballja e sotme me ekipin skocez mund të jetë më e lehtë në letër, por jo edhe në parket andaj duhet të kërkohet me çdo kusht fitorja duke dhënë maksimumin në parket.

Ndeshja transmetohet direkt në Artsport1 dhe YouTube.

Të ngajshme

Kur, ku dhe si jepet çmimi “Topi i Artë”

Donat Hashani

Gjest fantastik: Biletat e ndeshjes Trepça – Caldedonia (Skoci), sot shkojnë për vogëlushin e sëmurë

Donat Hashani

Tri ndeshje dënim nga klubi për sjellje të pahijshme – Mërgim Berisha ka kërkuar falje ndaj trajnerit dhe klubit

KushtrimGuraj