Telenews

Kurti lavdërohet për Telekomin: E nxorëm nga humnera, po e udhëheqim drejt zhvillimit

Albin Kurti ka thënë se Telekomi i Kosovës çdo ditë po i modernizon shërbimet e për këtë meritat ia ka lënë Qeverisë që udhëheq.

Në mbledhjen e qeverisë të mërkurën, kryeministri shtoi se me mbështetjen që i kanë dhënë kësaj kompanie publike arritën ta nxjerrin nga humnera e ta udhëheqin drejt zhvillimit.

“Zhvillimi i sektorit të komunikimeve elektroteknike po merr hov të ri. Në shkallë regjioni, Kosova ka shtrirjen më të madhe të internetit në amvisëri dhe biznese. Duke e mbështetur me kredi, operatorin publik e nxorëm nga humnera dhe po e udhëheqim drejt zhvillimit. Telekomi i Kosovës në partneritet me gjigantët teknologjikë nga Suedia e Kroacia po i modernizon shërbimet 4G dhe 5G në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë mund të shihni njoftimet nga Telekomi për modernizimin e shërbimeve të Valës në të gjitha komunat, përfshirë ato veriore si rezultat i investimeve të cilat po bëhen”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, zhvillimi i Telekomit ka prodhuar efekte pozitive edhe në sektorin privat.

“Operatori privat po e zgjeron rrjetin. Nga kjo konkurrencë përfitojnë qytetarët dhe bizneset”, ka deklaruar shefi i Qeverisë.

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj