Telenews

Hovenieri bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës në konkursin që shpalli KPK

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës në konkursin e hapur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Ai ka thënë se besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët që përzgjidhen varet shumë edhe nga ky proces i përzgjedhjes.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur të hënën konkurset për pesë pozita të Kryeprokurorit. SHBA i bën jehonë thirrjes së BE-së për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor. Besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga besueshmëria e proceseve të administruara nga KPK”, ka thënë Hovenier.

Të hënën, KPK-ja ka hapur konkurs për emërimin e kryeprokurorëve të prokurorive themelore të Republikës së Kosovës.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 tetor

Rrezarta Ramaj

Qeveria Rama del me vendim të ri për të moshuarën

Rrezarta Ramaj

Një i ndaluar për sulmin ndaj Klan Kosovës, AGK kërkon veprime ndaj të tjerëve

Rrezarta Ramaj