Telenews

Avokati i Popullit: Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës të marrin shërbime shëndetësore falas

Avokati i Popullit ka theksuar rëndësinë që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare në Kosovë të marrin shërbime shëndetësore pa pagesë.

Kjo është një nga rekomandimet që është dhënë në raportin ex-officio, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut gjatë zhvillimit të procesit të njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare në Kosovë dhe pengesat për realizimin e beneficioneve të përcaktuara me ligj, i cili është publikuar të mërkurën.

Në komunikatën e lëshuar për këtë raport Avokati i Popullit thuhet se ka identifikuar disa zbrazëtira ligjore, dhe ka rekomanduar ndryshime dhe plotësime në legjislacion, me qëllim të fuqizimit të mbrojtjes së të drejtave të viktimave në procesin e aplikimit dhe të njohjes së statusit si dhe mundësimin e gëzimit të beneficioneve të garantuara me ligj.

“Në mënyrë të veçantë, mes shumë çështjeve të trajtuara dhe të adresuara në këtë raport, Avokati i Popullit thekson rëndësinë e sigurimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore në institucione publike të nivelit primar, sekondar dhe terciar pa pagesë për viktimat. Raporti thekson edhe garantimin me rregullativë ligjore të ofrimit të shërbimeve psiko-sociale për viktimat, pajisjen me dokumente të nevojshme me qëllim të mundësimit të realizimit të beneficioneve, e po ashtu edhe mos kufizimin në afat kohor të dorëzimit të kërkesave për njohje dhe verifikim të statusit”, thuhet në komunikatë.

Të ngajshme

Al Trade vazhdon traditën e dhurimit të gjakut: Menaxheri flet mbi këtë iniciativë humanitare

Erzana Fazliu

Kur Skadon Pasta e Dhëmbëve? Faktet që Duhet t’i Dini

KushtrimGuraj

Mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, kë zgjedh Genta Ismajli?

Erzana Fazliu