Telenews

Sulmi terrorist në Turqi, reagojnë Shtëpia e Bardhë dhe Putini

Pas sulmit terrorist në Ankara, ku humbën jetën pesë persona dhe u plagosën 22 të tjerë, kanë ardhur reagime nga komuniteti ndërkombëtar, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Rusinë.

Në një konferencë për shtyp, Këshilltari për Komunikimet e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, shprehu solidaritetin e Shteteve të Bashkuara me viktimat e sulmit.

“Zemrat tona janë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm terrorist në Ankara”, tha Kirby, duke shtuar se autoritetet turke po e hetojnë ngjarjen si një sulm të mundshëm terrorist.

“Ne ende nuk e dimë motivin ose kush qëndron saktësisht pas këtij akti dhune, por e dënojmë fuqishëm këtë akt të neveritshëm”, përfundoi Kirby.

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjithashtu, reagoi lidhur me sulmin terrorist përpara një takimi të planifikuar me Presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan.

Putin e dënoi aktin dhe shprehu ngushëllimet e tij për popullin turk.

“I shpreh ngushëllimet e mia Turqisë për shkak të këtij sulmi terrorist”, deklaroi Putin.

Të ngajshme

Detaje nga sulmi terrorist në Turqi, ministri i Brendshëm tregon lajmin e keq

Donat Hashani

Blinken arrin në Izrael për t’i nisur bisedimet për armëpushim

Donat Hashani

SHBA ndihmon Ukrainën me 400 milionë dollarë

KushtrimGuraj