Telenews

Ngjarjet kryesore për sot

Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)

Mbahet konferenca e dytë vjetore e Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 09:15)

Komisioni për integrime evropiane shqyrton Projektligjin për shqyrtimin administrativ të akteve të komunave, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Sindikata e Re e KEK-ut mban protestë për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime. (Para zyrave të KEK-ut, Sheshi “Nënë Tereza” Prishtinë, ora 11:00)

Departamenti i Gazetarisë, në kuadër të Javës së edukimit global mbi median dhe informacionin do të prezantojë hulumtimin “Ndikimi i mediave sociale te nxënësit në Kosovë- një studim nga perspektiva e mësimdhënësve.” (Salla “Idriz Ajeti” kati i dytë i Fakultetit të Filologjisë Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës – debat parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës mbajnë orë letrare. (Lokalet e LSHK-së: mëhalla e Muhaxherëve, rruga “Jashar Salihu”, Kulla e zotnisë, Prishtinë, ora 12:00)

Promovohet monografia “Dy botë në unison” i autores Elife Podvorica. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 18:00)

Të ngajshme

Gjykata merr vendimin e keq për Ilir Metën

Donat Hashani

Detaje nga sulmi terrorist në Turqi, ministri i Brendshëm tregon lajmin e keq

Donat Hashani

SBASHK-u vjen me ultimatum ndaj Qeverisë

Donat Hashani