Telenews

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritjen e pagave dhe pagesën e rrezikshmërisë

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Protestuesit kanë kërkuar rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë për ata që punojnë në kushte të vështira dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime.

Sindikata e KEK-ut ka vlerësuar se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve.

Protestuesit paralajmëruan hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.

Të ngajshme

Tronditet Gjilani – pesë të vrarë brenda tri javësh

Rrezarta Ramaj

Gërvalla reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Prokuroria ishte e informuar për kërcënimet dhe dhunën ndaj saj që nga 10 korriku –

KushtrimGuraj

“Heroi ynë, të kujtojmë me mall”, Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit –

KushtrimGuraj