Telenews

Rast tragjik në Pejë: Gjendet pa shenja jete i riu që po kërkohej qe disa ditë

Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Laurant Podrimaqku që u largua qe po kërkohej qe disa ditë, u gjet pa shenja jete gjatë ditës së sotme. Ky rast tronditi gjithë familjen, që s’dinin gjë për fatin e tij, nga mesdita e së shtunës, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se i riu është gjetur i vdekur sot në fshatin Gllaviçicë në Pejë, jo shumë larg veturës me të cilën kishte dalë nga shtëpia.

Bazuar në informacionet e para, 27-vjeçari dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Viktima, djali i një zyrtari të SHKK-së dhe vëllai i një zyrtari policor, ishte larguar nga shtëpia të shtunën pasi ishte kthyer nga Hungaria.

Për rastin ka raportuar Sinjali gjatë ditës së djeshme, pasi Policia nisi hetimin, kur babai i viktimës raportoi për dyshimet se i biri ia kishte marrë armën zyrtare.

Lidhur me rastin, Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Të ngajshme

Zjarr në një apartament në Tiranë, zjarrfikësit nxjerrin nga ballkoni i banesës dy fëmijë

Erzana Fazliu

Drake publikon foto të flamurit Kuq e Zi, reagon Loredana

Erzana Fazliu

Kërkohet paraburgimi i mitrovicasit që tentoi të vrasë djalin e tij

Erzana Fazliu