Telenews

Futboll/Dukagjini i Armend Dallkut mposht Prishtinën

Dukagjini e ka mposhtur Prishtinën në kuadër të xhiros së 23-të në BKT Superligë.
Skuadra e Armend Dallkut ka triumfuar me rezultat 2-1 në një ndeshje shumë interesante.
Të gjithë golat e shënuar në këtë takim u panë në pjesën e parë, derisa Mentor Zhdrella realizoi i pari pas 10 minutave lojë për 1-0.
Epërsia e skuadrës vendase nuk zgjati shumë, kur në minutën e 17-të, sulmuesi i kryeqytetasve Mendurim Hoti barazoi shifrat në 1-1.
Kur skuadrat po bëheshin gati për të shkuar në pushim mes pjesëve, Mentor Zhdrella u pengua në zonë nga Bujar pllana dhe gjyqtari Bejtullahu akordoi penallti.
I saktë nga pika e bardhë ishte kapiteni Altin Merlaku që realizoi për 2-1.
Në pjesën e dytë Prishtina u mundua të gjente golin e barazimit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.
Kësisoj klinasit marrin fitoren e dytë radhazi në pranverë, derisa për Prishtinën punët vetëm sa vështirësohen pasi tani rrezikon seriozisht rënien.
Dukagjini tani zë vendin e tetë në tabelë me 24 pikë, vetëm dy më pak se Prishtina që ndodhet në vendin e gjashtë.
Ndeshjen e radhës Dukagjini e zhvillon në udhëtim te Ulpiana, derisa Prishtina luan në udhëtim te Feronikeli.

Të ngajshme

Shpërthen Shkupi: Do ta çojë çështjen në gjykatë, pritet rikthimi në Çair

KushtrimGuraj

Man Utd ka pesë alternativa për mesfushën pasi dështuan ta transferojnë Baleban

KushtrimGuraj

Rikthehen netët evropiane, KB Peja pjesëmarrëse në ENBL League për edicionin 2025/26

KushtrimGuraj