Telenews

Haradinaj takohet me Hovernierin, tregon se çka biseduan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj njoftoi për një diskutim “të hapur dhe miqësor” me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ata u takuan në ambasadën amerikane.

Haradinaj tha se biseduan për zhvillimet politike dhe ato të sigurisë, “me fokus të veçantë në përpjekjet tona për anëtarësim direkt në NATO”.

“E sigurova ambasadorin Hovenier se do të angazhohemi që aktivitetet tona politike të jenë të përqendruara në këtë synim të përbashkët”, shkroi kryetari i AAK-së në një postim në Facebook.

Haradinaj tha se i shprehu mirënjohjen e tij të thellë ambasadorit Hovenier për “mbështetjen e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, duke qëndruar pranë nesh në çdo hap”.

“Plani aksional për anëtarësim në NATO (Membership Acton Plan) mbetet objektivi ynë strategjik, si perspektiva e vetme për të siguruar paqe dhe siguri afatgjatë për vendin dhe rajonin tonë”, shkroi Haradinaj.

Të ngajshme

Tetë të vdekur pas shembjes së strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad

Donat Hashani

FSK merr në menaxhim pronat e Aeroportit të Dumoshit në Podujevë

Donat Hashani

Inovacioni, lidershipi dhe suksesi: Ja çfarë solli Konventa e 26 Tetorit

Donat Hashani