Telenews

Sot super-derbi në basketbollin kosovar

Java e tetë e Superligës së Kosovës në Basketboll do të sjellë takime interesante.

Derbi i kësaj xhiro luhet sonte ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit apo kampionit dhe liderit.

Mitrovicasit kanë pesë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit shtatë fitore në shtatë ndeshje, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në elitën e basketbollit. Kjo është përballja kryesore e kësaj jave, ku atmosfera në Mitrovicë pritet të jetë elektrizuese.

Sonte do të përballen Peja me Vëllaznimin. Pejanët nuk e kanë nisur edicionin në mënyrën më të mirë të mundshme me dy fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë tri fitore e katër humbje.

Sigal Prishtina do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, ku sfidën e parë në këtë kampionat e kishin fituar prizrenasit 100:88. Bardhekaltrit kanë katër fitore e tri humbje, kurse prizrenasit dy fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Golden Eagle Yllit dhe Borës. Therandasit kanë katër fitore e tri humbje, ndërsa prishtinasit një fitore e gjashtë humbje.

Superliga-Java 8

E shtunë

17:00 Trepça – Bashkimi

19:00 Peja – Vëllaznimi

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Proton Cable Prizreni

19:00 Golden Eagle Ylli – Bora

Të ngajshme

Kosova kualifikohet në Play-off të Kampionatit Evropian për Esports pas fitores ndaj Danimarkës

KushtrimGuraj

Alonso do të mbajë takim urgjent me dy lojtarë të Real Madridit pas poshtërimit nga PSG

KushtrimGuraj

Fisnik Asllani rinovon me Hoffenheim deri në vitin 2029 – zyrtarizimi në fund të javës

KushtrimGuraj