Telenews

Arrestohet në Gjilan i dyshuari për shitblerje të narkotikëve

Policia ka arrestuar një person në Gjilan, të dyshuar për shitblerje të narkotikëve.

Të njëjtit pas kontrollave në shtëpi dhe disa objekte përcjellëse, policia i ka gjetur substancë narkotike.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të personit të dyshuar, në cilësi të provave materiale, janë gjetur dhe janë sekuestruar rreth 632 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të ndarë për shitje, si dhe një peshore për matjen e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

 

Të ngajshme

Ushtarët në Kosovë mund të zëvendësohen, po Amerika? –

KushtrimGuraj

Shqiptarët mobilizohen për zgjedhjet në Serbi, thirrje për votimin e listës me numrin 17 –

KushtrimGuraj

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj