Telenews

Kusari-Lila diagnostikohet me kancer të gjirit, operohet në QKUK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se sot ka dalë nga QKUK-ja ku ishte operuar, meqë para tre javësh ishte diagnostikuar me kancer të gjirit.

Në një postim në Facebook, ajo i lut të gjitha vajzat dhe gratë që nuk kanë bërë ekzaminimin e gjirit gjatë muajit tetor të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, ta bëjnë sa më parë.

“Detektimi i hershëm shpëton jetë, ndërsa vonesat për zbulimin dhe identifikimin e hershëm mund të sjellin pasoja shumë më të rënda. Fatmirësisht, unë e zbulova në një fazë të hershme dhe trajtimi është shumë më i lehtë sesa në fazat e avancuara”, shkroi Kusari-Lila në postim, ku dalënderoi stafin mjekësor për kujdesin e treguar ndaj saj dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur me mesazhe inkurajuese.

Të ngajshme

Daka: Kush ka 61 vota, ka të drejtë të formojë qeverinë

Valjeta Turkaj

Besnik Osmani takohet me Partinë Liberale Egjiptiane, diskuton planet për katër vitet e ardhshme

Valjeta Turkaj

Dy persona theren me thikë në një lokal në Istog, policia jep detaje

Valjeta Turkaj