Telenews

Aksionari më i madh i FC Prishtina: Nuk paguaj asnjë cent pa u mbajtur Kuvendi i klubit!

Aksionari i FC Prishtinës, Rrahman Haradini, i cili te klubi më i madh në vend kontribuon që nga fillimi i vitit 2020 ka vendosur që mos t’i kryejë obligimet e tij financiare që i ka ndaj klubit.
Këtë vendim të tij më së keqi do të pësojnë futbollistët e Prishtinës dhe familjet e tyre pasi që ai e ka pranuar publikisht se nuk do t’i paguajë pagat dhe obligimet e tij pa i kryer disa hesape.
“Edhe pse i kam mbi 50 për qind të aksion nuk mund të marrë asnjë vendim. Unë e kam mbajtur klubin që nga viti 2019 ku i kam kryer 90 për qind të shpenzimeve. Pagat e fundit nuk janar paguar pasi jam tërhequr komplet. Pa u mbajtur Kuvendi i klubit dhe pa u bërë përkthimi i aksioneve, pa u sqaruar raporti i auditimit dhe ai financiar, unë nuk kontribuoi më në klubin FC Prishtina”, ka thënë Rrahman Haradini për RTK.
Haradini kontribuon te Prishtina në kohën kur klubi mund të arkëtojë mjete nga FIFA dhe UEFA.
Prishtinën më parë e ka mbajtur gjallë aksionarët e tjerë të vullnetit të mirë pa asnjë kompensim.

Të ngajshme

Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni

Erzana Fazliu

Casado për Pedrin: Ai është një nga më të mirët në pozicionin e tij

Erzana Fazliu

Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë ligat evropiane

Erzana Fazliu