Telenews

Hamza me premtime të mëdha për dialogun: Marrëveshje finale, kjo temë të mbyllet

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se çështja e dialogut do të trajtohet me seriozitetin më të madh me ardhjen e partisë së tij në pushtet.

Sipas Hamzës, Kosova nuk ka nevojë për acarim të raporteve me miqtë ndërkombëtarë, por për punë drejt një të ardhmeje me shumë perspektivë.

“Ne nuk kemi nevojë për tensionim për acarim të raporteve me miqtë tanë ndërkombëtarë. Ne do të punojmë për të ardhme dhe do të sigurojmë perspektivë”, ka thënë Hamza para mërgatës në Gjermani.

Tutje, ai ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi deri tani ka pasur vetëm regres.

“Dialogu ka lëvizur me regres për shkak se gjithmonë është folur për njohjen e ndërsjellë. Ne insistojmë që të shkojmë në marrëveshje finale dhe njohjen e ndërsjellë për shkak se kjo temë duhet të mbyllet”, ka thënë Hamza.

 

Të ngajshme

Moti të enjten në Kosovë

KushtrimGuraj

Moti të mërkurën në Kosovë

KushtrimGuraj

Moti të martën në Kosovë

KushtrimGuraj