Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Beka Berisha ka humbur një njeri të dashur.
Ai ka bërë të ditur se nëna e tij ka vdekur.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sonte është ndarë nga jeta nëna jonë e dashur, Gjylie Veseli Berisha. Varrimi do të bëhet nesër 13,11,2024 në ora 14:00 në fshatin Saradran në varrezat e familjes Berisha, Komuna e Istogut. Për orarin e pritjes së ngushëllimeve do t’ju informojmë në vijim.”, ka shkruar ai në Facebook.