Telenews

Clark: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan, Wesley Clark ka theksuar se është krenar që e udhëhoqi fushatën e sulmeve të NATO-s, e cila ka zgjatur 11 javë, për të ndalur dhunën e forcave serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, që pasoi me çlirimin e Kosovës. Ai ka thënë se Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën.

Clark ka deklaruar se Serbia duhet ta pranojë Kosovën dhe ta vijojë të ardhmen me pranimin e këtij fakti.

 “Nuk më pëlqen të shoh tensione. Të gjithë diplomatët kanë thënë se po punojnë por shpresën që të ketë një zgjedhje, por Serbia duhet t’i njohë faktet dhe faktet janë që ka pasur krime, vrasje në Kosovë gjatë qeverisjes së Millosheviqit. Ka pasur spastrim etnik si në Bosnje dhe në Kosovë pasi njerëzit janë sulmuar, vrarë, dhe nuk mund të kthehen dhe të jetojnë në paqe shumë thjesht me njëri-tjetrin. Serbia duhet ta pranojë Kosovën, ta pranojë të ardhmen pa Kosovën. Pse të mos kenë marrëdhënie të mira, turizëm dhe tregti me njëri-tjetrin. Të ndalojnë sulmet, e shkuara ka mbaruar“, ka thënë ai për “ABC News”.

Të ngajshme

Po të kishte qenë Sara më pak private”, Ledri Vula flet për ndarjen: Më vjen keq për Poin

Erzana Fazliu

Nxënësit mësojnë në të ftohtë, në mungesë të furnizimit me dru për djegie

Erzana Fazliu

Teuta Krasniqi thellë e mërzitur për shoqen e ndjerë

Erzana Fazliu