Telenews

Një tjetër komunë e madhe ndalon doracakun për “edukimin seksual”

Listës së ndalimit të doracakut “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, iu shtua edhe komuna e Mitrovicës.

Përmes një njoftimi nga kjo komunë, ata thonë se ky vendim u mor me qëllim të rishikimit dhe redaktimit të përmbajtjes së këtyre doracakëve, duke marrë parasysh shqetësimet dhe sugjerimet e prindërve, mësimdhënësve dhe komunitetit lokal, transmeton Klankosova.tv.

“Drejtoria për Arsim e komunës së Mitrovicës ka marrë vendim për pezullimin e përdorimit të doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në të gjitha shkollat. Drejtoria e Arsimit thekson përkushtimin e saj për ofrimin e materialeve edukative që reflektojnë vlerat dhe nevojat e komunitetit, si dhe për respektimin e standardeve arsimore”, thuhet në njoftim.

Tutje, komuna shton se të gjitha shkollat janë udhëzuar të ndalojnë zbatimin e doracakëve deri në përfundimin e procesit të rishikimit dhe redaktimit.

Deri më tani Lipjani, Prishtina, Skenderaj, Fushë Kosova, Vushtrria, Vitia dhe Deçani janë komunat që kanë ndaluar përdorimin e këtij doracaku.

Të ngajshme

Sveçla për rastin e Arlinda Zekajt: Raporti evidenton shkelje serioze

Rrezarta Ramaj

Gërvalla kritikon gjykatën, prokurorinë dhe Qendrën për Punë Sociale në Pejë

Rrezarta Ramaj

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të qeverisë, tentojnë të hyjnë brenda gjatë konferencës së Gërvallës

Rrezarta Ramaj