Federata e Basketbollit ka njoftuar se dy sfidat zhvillohen në udhëtim, ku Dardanët kanë nevojë më shumë se kurrë përkrahjen nga mërgimtarët në diasporë.
Sfida e parë do të zhvillohet në Bern më 21 nëntor, derisa sfida e dytë në Dublin më 24 nëntor.
Përkrahja nga mërgimtarët ku ka luajtur Kosova ka qenë e madhe, dhe kështu pritet të jetë edhe në Zvicër e Irlandë.
Si gjithmonë përkrahja e tyre është infuzion për basketbollistët e Kosovës, në rrugët drejt kualifikimit.
Biletat mund t’i gjeni në faqen zyrtare të FBK-së.