Telenews

Çka është sistemi amerikan që iu lejua Ukrainës?

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka autorizuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi nga Ukraina kundër Rusisë, kanë thënë zyrtarët amerikanë.

“The New York Times” ka raportuar të dielën se Ukraina synon t’i kryejë sulmet e para me sistemin ajror ATACMS në ditët në vijim, me qëllim për t’i mbrojtur forcat e saj në rajonin Kursk të Rusisë.

Vendimi i Bidenit, kur i kanë mbetur pak muaj deri në largimin nga Shtëpia e Bardhë, po cilësohet ndryshim i madh në politikën amerikane.

Zyrtarë amerikanë kanë thënë se lejimi i ushtrisë ukrainase për të përdorur armë të SHBA-së me rreze të gjatë veprimi është kundërpërgjigje ndaj dërgimit të trupave verikoreane në Rusi.

Nuk dihet nëse Trumpi do ta ndryshojë vendimin e Bidenit kur ta marrë detyrën, pasi ai e ka kritikuar prej kohësh shkallën e ndihmës financiare dhe ushtarake të SHBA-së për Ukrainën. Trump, që i fitoi bindshëm zgjedhjet e fundit presidenciale dhe në janar do ta marrë detyrën, është zotuar ta përfundojë shpejt luftën, pa shpjeguar se si.

Megjithatë, disa republikanë të Kongresit i kanë kërkuar Bidenit që t’ia lehtësojë Ukrainës rregullat për përdorimin e armëve të ofruara nga SHBA-ja.

Rusia ka paralajmëruar se do ta shihte lirimin e kufizimeve të përdorimit e armëve amerikane nga Ukraina si përshkallëzim të madh.

ATACMS është sistem i raketave taktike amerikane, i projektuar në vitin 1986. Ai mund të fluturojë deri në 300 kilometra distancë dhe të shkaktojë shkatërrim masiv.

ATACMS është sistem i raketave taktike amerikane, i projektuar në vitin 1986. Ai mund të fluturojë deri në 300 kilometra distancë dhe të shkaktojë shkatërrim masiv.

Të ngajshme

Batman shfaqet mes flakëve dhe protestave në Gjermani, pamjet e pazakonta nga Frankfurti –

KushtrimGuraj

FBI-ja fajëson Korenë e Veriut për vjedhjen e 6.3 miliardë dollarëve nga Binance –

KushtrimGuraj

288,000 tonë naftë ruse, 7 cisterna lundrojnë drejt SHBA-së pas marrëveshjes së Trumpit me Putinin

Rrezarta Ramaj