Telenews

Osmani: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u shndërrua në shtetin më demokratik në rajon

Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik të Universitetit Dalhousie në Halifax të Kanadasë, përmendi të arriturat e Kosovës, dhe mirënjohjen e saj ndaj shtetit të Kanadasë për mbështetjen e pareshtur të tyre.

Para studentëve, Osmani tha se Kosova nga një vend i djegur deri në hi, u shndërrua në shtetin më demokratik në rajon, e në një vend që jep siguri te vendet tjera, kur dikur merrte atë.

“Kënaqësia ime më e madhe gjatë vizitave anë e kënd botës është kur flas m studentë, kam qenë profesoreshë juridike më parë, pra është diçka që me të vërtetë më mungon. Është kënaqësi të jem në Kanada, dhe jam falënderuese për mbështetjen që Kanadaja në vazhdimësi i ka dhënë njerëzve të Kosovës”, tha e para e vendit.

 

 

Para studentëve, Osmani tha se njerëzit e Kanadasë i qëndruan krah popullit të Kosovës gjatë luftës.

“Në orët më të errëta kur ishim refugjatë rreth 80 për qind e popullit të Kosovës në luftën para 25 vjetëve, ajo që është e rëndësishme, është se kush qëndroi krah nesh. Njerëzit e Kanadasë ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës, dhe më lejoni t’ju shpreh mirënjohjen e thellë që kemi ndaj jush, që gjithsecili nga ju hapi zemrat dhe dyert për ne”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se Kosova është kthyer nga një shtet i shkrumbuar, në një që ka demokracinë më të fortë ë rajon.

 

Të ngajshme

Nga Specialja te rruga drejt BE-së: Mesazhet kryesore të Von der Leyen në Prishtinë

Rrezarta Ramaj

Kurti: Kemi mbështetur punësimin e mbi 12 mijë grave

Rrezarta Ramaj

U aksidentua një javë më parë në Shtërpcë, humb jetën gruaja që po trajtohej jashtë vendit

Rrezarta Ramaj