Telenews

Hapet në Zubin Potok një urë për këmbësorë, e ndërtuar nga KFOR-i

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit që shënon zyrtarisht përfundimin e një projekti të ndërtimit të urës për këmbësorë në Zubin Potok.

Siç njofton KFOR-i, Grupi i Përbashkët i Mbështetjes së Logjistikës dhe ushtarët e Komandës Rajonale Lindje punuan gjerësisht për të modifikuar rrjedhën e lumit dhe për të vendosur shtyllat prej betoni dhe për të krijuar këtë urë këmbësore me forcë industriale.

“Ura e këmbësorëve do të përdoret nga shumë anëtarë të komunitetit lokal, duke përfshirë fëmijë, gjatë rrugës për në shkollë”, tha KFOR-i.

Kjo përpjekje, sipas KFOR-it, ishte pjesë e projekteve të rregullta të kryera nga KFOR-i në mbështetje të nevojave të komuniteteve lokale.

Në këtë përurim, pjesëmarrës ishte edhe kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Të ngajshme

Banorët e Fushë Kosovës sot do mbesin pa furnizim me ujë të pijshëm

KushtrimGuraj

Çfarë fsheh qielli për të mërkurën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Fitoi 100 mijë euro grant, Dimal Basha pretendon se Fitore Pacolli nuk flet me dajë

Erzana Fazliu