Telenews

Super-derbi në Anamoravë mbyllet baraz, Ballkani lider i vetëm i Superligës

Derbi i futbollit të Anamoravës nuk ka sjellur fitues sot në stadiumin e Gjilanit.
Drita dhe Gjilani i kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në ndeshjen më të madhe të futbollit kosovar, e vlefshme për xhiron e 24-t të BKT Superligës së futbollit.
“Skifterat” kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Shend Kelmendi në pjesën e parë.
Ndërsa, rezultatin e barazoi në fillim të pjesës së dytë Ilir Blakçori.
Në fund të takimit Cuculi i Dritës u ndëshkua me karton të kuq.
Gjilani kështu e lëshoi mundësinë ta marrë primatin në ligën elitare pas dështimit të djeshëm të Ballkanit, i cili u mund nga Malisheva.
Tash ekipi i Ismet Munishit është një pikë prapa liderit Portokalli.
Kurse, Drita mbetet gjashtë pikë prapa liderit nga Suhareka.

Të ngajshme

Rrahmani në formacionin më të mirë të javës së parë në Serie A –

KushtrimGuraj

Martinelli pranë largimit nga Arsenali, kjo është oferta zyrtare

Yllka Gashi

Manchester City pranë transferimit të Enzo Fernándezit –

KushtrimGuraj