Bashota: S’ka pasur ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për ndëshkimin e kolaboracionistëve
Sokol Bashota, duke dëshmuar sot në Hagë, deklaroi se Shtabi i Përgjithshëm nuk kishte marrë asnjë vendim për ndëshkimin e kolaboracionistëve gjatë luftës. Sipas tij, janë shpërndarë vetëm komunikata me qëllim paralajmërimi, që t’u bëhej e qartë individëve të tillë të mos bashkëpunonin me armikun
“Nuk me kujtohet ndonjë rast që Shtabi i Përgjithshëm ka vendos për masa ndëshkimore kundër kolaboracionisteve- ndonjë rast i veçantë”, tha ai pra trupit gjykues.
Gjatë seancës së sotme në Hagë, dëshmitarit iu paraqit një intervistë të Kadri Veselit, dhënë Baton Haxhiut në vitin 2009 dhe e botuar në vitin 2013.
Në këtë intervistë, Veseli kishte zbuluar detaje mbi kohën kur ishte emëruar si shef i SHIK-ut.
Sipas asaj që lexoi prokurori, Kadri Veseli kishte thënë se ”Në fakt përgjegjësitë i kemi pas gjatë gjithë periudhës 92-98 dhe e kemi pas Shtabin e Përgjithshëm dhe Shtabin Operativ të UÇK-së. Specifikisht në formacione nuk e kemi pas ndarjen por jemi marrë më gjithçka. Jemi marrë me lideriship, logjistik, formacione se ashtu të tilla kanë qenë rrethanat.