Ai tha se kjo qeverisje është më e dështuara sa i përketë realizimit të projekteve dhe siç u shpreh, ndikimit në përmirësimin e cilësisë së jetës.
“Vetëvendosjes 49% asnjëherë s’do t’i ndodh ta shoh, këta numra munden vetëm militantët dhe këta politikbërësit, akterët aktiv që sot janë edhe në qeveri edhe në parlament, me i përmend për çështje propagande sepse jo 49, por as katërshin përpara s’do ta shohin më”
“I kemi edhe ne sondazhet tona, por i kemi edhe punën në terren, i kemi aktivistët tanë edhe disponimi që shihet sot. Në bazohemi kryesisht tek puna e qeverisë, kjo qeverisje më e gjata pas vitit 1999, do të thotë që po e përfundon mandatin dhe më e dështuara sa i përketë realizimit të projekteve dhe ndikimit në përmirësimin e cilësisë së jetës”, tha Hyseni.
Duke folur për qeverinë, zyrtari i lartë i LDK-së u shpreh se janë katër vjet në të cilat çdo premtim është shkelur.
“Sot për sot me këto skandale që i kanë unë mendoj që çdo ditë kanë rënie dhe kjo nuk është dëshirë, ky është një realitet, por ajo që është shumë me rëndësi është dështimi i tyre në çdo fushë”.
“Janë katër vjet të cilat nuk kanë pasur asnjë impakt në zhvillimin ekonomik, realisht janë katër vjet në të cilat çdo premtim është shkelur”, shtoi Hyseni.