Telenews

Lista Serbe shtiret kinse dënon shpërthimin në Ibër Lepenc

Partia e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, ka dënuar shpërthimin e sotëm në Ibër Lepenc.

Në reagimin e kësaj partie, thuhet se “ky sulm e ka përkeqësuar sigurinë e qytetarëve tanë dhe ka nxitur shqetësim te serbët në veri të Kosovës”.

“Duam të themi qartë se ky akt është absolutisht në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-i hetim urgjent lidhur me këtë rast”, u tha nga Lista Serbe.

Pak kohë më parë, në kanalin e Ibër Lepencit ndodhi një shpërthim.

Të ngajshme

Kaq kilogramë eksploziv, Sveçla dha detaje nga sulmi terrorist

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani

Kurti pas shpërthimit në Zubin Potok: Sulme kriminale, terroriste e dashakeqe po na vijnë nga veriu i Kosovës

Donat Hashani