SPORT
Pesë boksierë e përfaqësojnë Kosovën në “Grand Prix” që mbahet në Kroaci
Demokracia
14:40 | 02 Dhjetor 2024
SHARE:
Kosova do të përfaqësohet me pesë boksierë në Turneun Ndërkombëtar të Boksit “Grand Prix” i cili do të mbahet në Kroaci.
Selektori i përfaqësueses së Kosovës në boks Faton Xhakli ka përzgjedhur 5 boksierë për pjesëmarrje në këtë turne që mbahet në Zagreb nga datat 4 deri më 7 dhjetor.
Sipas një njoftimi të Federatës së Boksit, boksierët Bashkim Bajoku në kategorinë 54 kilogramë, Lorent Murati 63 kg, Shpëtim Bajoku 67 kg, Loris Idrizi 67 kg dhe Shpejtim Shabani në kategorinë 92 kilogramë e përfaqësojnë Kosovën në këtë ngjarje.