Telenews

Deputeti gjerman: Sulmi terrorist në Kosovë ngjan me strategjinë ruse në Ukrainë

Deputeti i  Gjermanisë, Thomas Hacker, ka komentuar sulmin terrorist në Zubin Potok të Kosovës, duke e krahasuar atë me strategjinë ruse në Ukrainë.

Ai ka kërkuar një hetim të plotë për atë që ngjau në kanalin e Ibër Lepencit, duke e cilësuar atë si një akt tinëzar që duhet të zbardhet plotësisht.

“Sulmi terrorist ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë ngjan me veprimet ruse në Ukrainë. Ky sulm tinëzar kërkon një hetim të plotë,” ka shkruar Hacker, në rrjetin social X.

Ky shpërthim ndodhi më 29 nëntor, derisa deri tani policia ka arrestuar 10 persona, kurse njërit veç i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Të ngajshme

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani

Moti për sot

Donat Hashani

Hargreaves mirëpret njohjen nga Bahamas: Zhvillim pozitiv, forcon rolin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare

KushtrimGuraj