Telenews

Einxhel me fjalë të mëdha për lidhjen me Dagzin: Është gjëja më e bukur që më ka ndodhur

Një ndër ish-banoret më të komentuara të Big Brother VIP është padyshim moderatorja Einxhel Shkira, e cila ishte një nga finalistet e spektaklit.
Që pas daljes nga shtëpia e famshme, nuk kanë munguar as paraqitjet televizive të Einxhel e cila ka folur për rrugëtimin e saj brenda.
Edhe së fundmi, e ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel, prezantuesja foli për eksperiencën në BB VIP, por edhe marrëdhënien e saj me ish-banoren tjetër, DJ Dagz.

“Nuk e prisja të gjeja njeriun e zemrës aty brenda, do të kisha vënë bast 100 mijë euro që nuk do të ndodhte, kjo është gjëja më e bukur, po shkon mrekullisht mirë lidhja me Dagz”, ka thënë fillimisht Einxhel.
Tutje ajo tha se ende nuk është takuar me gjithë familjen e DJ nga Kosova për shkak të angazhimeve, por nuk ka lënë anash të ua urojë festën e 8 Marsit motrës dhe nënës së Dagz.
“Kam qenë në Kosovë dhe do iki sot prapë. Mezi pres të takohem me pjesën tjetër të familjes së tij, janë njerëz të mrekullueshëm. Kam takuar vetëm motrën për shkak të pamundësisë së kohës. Mezi pres t’i takoj se përpos mbështetjes dhe fjalët e mira që kam dëgjuar”. Në pamundësi që të isha atje, vendosa që t’i çoja në mënyrë simbolike Aurorës dhe të ëmës diçka për 8 mars dhe një urim. Një gjë e vogël, jo vetëm për djalin që ka rritur, ai reflekton edukatën që familja i ka ushqyer për vajzat, por edhe respektin që ka për çdo vendimi timin që e kupton”, tha Shkira.
Ndërkohë, Einxhel gjithashtu deklaroi se ruan marrëdhënie të mirë me të gjithë banorët, me shumicën prej tyre ka ende kontakte.
Ajo tha se ruan miqësinë me Beniadën dhe Beatrix, ndërsa Donaldi është një ndër ish-banorët e vetëm me të cilët nuk ka komunikuar që pas daljes nga BBV.
Ndër të tjera Einxhel shtoi gjithashtu se po përgatitet për projektin e saj të cilat i kishte planifikuar që nga koha kur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Të ngajshme

Banorët ngacmojnë Drilonin për marrëdhëniet intime (VIDEO)

Donat Hashani

Përqafime në fshehtësi dhe një raport ndryshe mes Sarës dhe Drilonit (VIDEO)

Donat Hashani

Olta bën deklaratën e papritur ndaj Xhenetës për sjelljet ndaj Gjestit! (VIDEO)

Donat Hashani