Ekonomisti i njohur, Adem Qorolli, ka komentuar inflacionin në vend, duke e lidhur këtë fenomen me menaxhimin e pasurisë financiare dhe ndikimin e tij në zhvillimin ekonomik të vendit.
Sipas Qorollit, inflacioni i lartë në Kosovë është pasojë e mosshfrytëzimit të kapitalit financiar, gjë që ka penguar zhvillimin e investimeve kapitale dhe ka rritur konsumin në vend, por jo prodhimin.
“Realisht baza kryesore e asaj që e lidh zinxhirin e inflacionit kundrejt është, gjegjësisht ministria e Financave. Si pasojë e mosshfrytëzimit kapitalit financiar. Sepse ne e dimë që gati 68 për qind e buxhetit gjendet ne sektorin bankar, dhe asnjë nuk është më në investime kapitale. Ku ka shkruar paraja e qytetarit? Ka shkruar në pjesë tjera, në pjesën sociale; rritjen e pagave, ndihmën e fundit. Por ato nuk rritin asgjë. Ato rritin vetëm konsumin. Kush është thelbi i konsumit? Është produkti. Ku e marrim produktin? E marrim jashtë vendit. Shkojmë te dallimi import-eksport. Importi me eksport është 7 me 3. D.m.th. edhe ajo para që është nda te qytetari neve na ka ik jashtë”, ka thënë Qorolli.

