Trajneri i njohur i futbollit Bylbyl Sokol, zyrtarisht i ka hyrë rrugës së politikës.
Sokoli tashmë është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai po ashtu do të jetë pjesë e listës zgjedhore në garën e 9 shkurtit.
Këtë e konfirmoi vet ‘Profa’ për Klankosova.tv.
“Qëndrimet e mia do të jenë të njëjtat sikur edhe më parë. Mos u brengosni”, tha shkurtimisht trajneri Bylbyl Sokoli.