Telenews

Mbyllet me shumë gola derbi mes Dortmundit dhe Barcelonës

Barcelona ka marrë fitore dramatike përballë Borussia Dortmundit me rezultat 3-2 në kuadër të rrethi të gjashtë në Ligën e Kampionëve.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, përkundër disa rasteve që patën dy skuadrat.

Në 45 minutat e dytë ishte spektakël për tifozët, pasi u shënuan pesë gola.

Raphinha kaloi katalunasit në epërsi me golin e realizuar në minutën e 53-të me një asistim të Dani Olmos.

Por, Dortmundi u përgjigj me anë të Serhou Guirassy (60’), që shënoi nga penalltia.

15 minuta më vonë, Feran Torres riktheu epërsinë e barcelonës, kur u asistua nga Fermin Lopez.

Mirëpo, festa e tyre zgjati vetë tre minuta, pasi Guirassy shënoi për 2-2 me asistimin e Pascal Gross.

Torres ia riktheu sërish Barcelonës epërsinë, kur shënoi në minutën e 85-të me asistimin e Lamine Yamal për 3-2.

Barcelona shkon në kuotën e 15 pikëve, tri më pak se lideri Liverpooli, ndërsa në rrethin e shtatë takohen me Benfican.

Të ngajshme

Albion Rrahmani shënon në Champions League

KushtrimGuraj

Vazhdon ‘kapitullimi’ i Cityt, e mposht goxha thellë Juventusi

Donat Hashani

Bilbao e pandalshme në Europa League, triumfon edhe ndaj Fenerbahçes

Erzana Fazliu