Telenews

Ambasadori britanik: Duam ta shohim Asociacionin të krijohet, Drafti i BE-së të miratohet

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë se shteti i tij dëshiron ta shoh Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe që është formuar dhe ka thënë se vazhdojnë ta përkrahin BE-në në kërkesën për themelim.

Ai ka thënë se Londra do të donte të shihte që Drafti i Statutit të Asociacionit që është hartuar nga BE të miratohet dhe ka shtuar se vazhdojnë të insistojnë për themelimin e Asociacionit.

“Ne mendojmë se është një mënyrë e rëndësishme për të ofruar shërbime për komunitetin serb në veri të Kosovës”, ka deklaruar ambasadori britanik Ferguson.

Ferguson gjithashtu ka përmendur edhe obligimet e marra nga Beogradi, siç është mospengimi i Kosovës në rrugën për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ambasadori shton se Londra nuk është e kënaqur me situatën e sigurisë në Republikën e Kosovës dhe thekson se janë të shqetësuar edhe për sulmin ndaj trupave të NATO-s, ngjarjet në Banjskë, shpërthimin e kanalit afër Zubin Potokut, i cili furnizon me ujë dhe energji një numër të madh të popullatës dhe etnive të ndryshme.

Të ngajshme

Kuvendi njofton, nesër vazhdon seanca konstituive

Yllka Gashi

Policia në Shtime reagon me profesionalizëm gjatë shuarjes së zjarrit në Belinc

Yllka Gashi

Mbrojtja: Nuk ka prova që Thaçi ka ndërhyrë te dëshmitarët

Yllka Gashi