Telenews

Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku është deklaruar mbi refuzimin nga autoritetet serbe, të kërkesës për vizitë në Preshevë.

Ai thotë se me këtë vendim, Qeveria e Serbisë, shkeli Marrëveshjen e Brukselit, meqë refuzoi hyrjen e tij, vetëm një orë para kohës së paraparë.

”Serbia e vazhdon lojën e ndytë, në Bruksel flet për konstruktivitet dhe avancim në zbatim të marrëveshjes për vizita zyrtare, ndërsa ende pa u kthyer në Beograd refuzon kërkesën tonë.

Përkundër që kemi ndjekur dhe respektuar të gjitha procedurat e nevojshme për tu pajisur me leje që të zhvillojmë një vizitë në Luginën e Preshevës, kjo na u mohua nga institucionet e Serbisë.

Qeveria e Serbisë refuzoi hyrjen në Serbi vetëm një orë para kohës së planifikuar, duke shkelur afatin 48-orësh të përgjigjes, siç parashihet në Marrëveshjen e Brukselit.

Qëllim i vizitës sonë ishte takimi me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani dhe vizita në institucione të kulturës, takim me organizata rinore dhe kulturore.

Përkundër kësaj, ne do të vazhdojmë t’i mbështesim e të jemi pranë qytetarëve të Preshevës, teksa Serbia vazhdon ta dëshmoj e ridëshmoj se nuk është e interesuar për marrëdhënie normale fqinjësore”.

 

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 14 mars

Erzana Fazliu

Rusia dhe Bjellorusia akuzojnë NATO-n për veprime ‘armiqësore’ dhe ‘destabilizuese’ në luftën në Ukrainë

KushtrimGuraj

Lajçak ligjëron në Firencë për dialogun Kosovë-Serbi

KushtrimGuraj