Telenews

Kurti pret në zyrë një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuar në energji të ripërtëritshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot një delegacion të bizneseve nga Izraeli të profilizuara në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, teknologjisë dhe prodhimit. Delegacioni udhëhiqej nga Eyal Waldman, Drejtues i Waldo Holdings, njëherësh Konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael.

ZKM thotë se “Kryeministri Kurti i njoftoi përfaqësuesit e kompanive me ofertën që vendi ynë ka për investitorë të huaj, leverditë e kornizës ligjore, përparësitë e fuqisë punëtore, dhe progresin ekonomik dhe demokratik krahas stabilitetit institucional që vendi ka shënuar në katër vitet e fundit”.

Sipas ZKM-së, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e hapura në Kosovë për investime të huaja.

“Kryeministri veçoi planet dhe investimet që vendi po bën në infrastrukturë, me theks në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, ku pas ankandit të suksesshëm me energji solare, dje u hap ankandi i ri për energji të erës me kapacitet 100MW”, përfundon njoftimi

Të ngajshme

Lavrov: Rusia nis sulme sistematike ndaj objektivave ushtarake në Kiev

KushtrimGuraj

Në prag të Bajramit, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve

KushtrimGuraj

“Posa ta takoj, do ta vras” – kërcënohet mjekja e Emergjencës në Lipjan, rasti alarmon Policinë

KushtrimGuraj