Telenews

Krasniqi jep premtim të madh për masat e BE-së kundër Kosovës, nëse PDK i fiton zgjedhjet

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se me një qeveri të udhëhequr nga partia e tij, masat sanksionuese të BE-së ndaj Kosovës do të hiqen brenda pak muajsh.

Ai tha se ka lobuar personalisht për këtë çështje, duke zhvilluar takime me tashmë ish-komisionerin për zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi.

Krasniqi u zotua në Dukagjini, se PDK-ja do të luajë rol kyç në këtë proces.

”Unë sot iu them me bindje të plotë dhe iu zotohem: me një qeveri të udhëhequr nga PDK-ja, për disa muaj do t’i heqim masat sanksionuese. Unë personalisht kam lobuar që nga momenti kur ato janë vendosur”.

”Nëse (ish-komisionari për Zgjerim i BE-së) Várhelyi, ka qenë një nga personat kryesorë që ka shtyrë përpara këto masa. As Kurti, as Gërvalla, as Bislimi dhe asnjë zyrtar tjetër i Qeverisë nuk e ka takuar për t’i kërkuar heqjen e masave. Vetëm unë e kam takuar. Nuk ishte përgjegjësi e imja, pasi unë jam në opozitë”.

”Por unë e kam marrë këtë iniciativë, kam shkuar në takim dhe kam qëndruar një orë në zyrën e tij. I kam thënë se duhet të ndihmojë për heqjen e masave, sepse ato janë një gabim, dhe unë jam i bindur për këtë”.

”Besoj se me përbërjen e re të Komisionit Evropian dhe me ndryshimet në Këshill, PDK-ja do të luajë rolin kryesor në heqjen e masave sanksionuese të BE-së”.

Të ngajshme

Një nga kritikët më të ashpër të luftës së Putinit largohet nga Rusia

Yllka Gashi

Aksident mes tri veturave në Landovicë të Prizrenit, ka të lënduar

Yllka Gashi

Aksident mes dy veturave në rrugën Gjakovë–Deçan, një person i lënduar

Yllka Gashi