Telenews

Armenia konfirmon njohjen e pasaportave, sqaron se nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës

Armenia i ka njohur zyrtarisht pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të rregullta, diplomatike dhe zyrtare.

Këtë e bëri të ditur para disa ditësh zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, i cili e përshkroi si “hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve mes qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve”.

Ministria e Jashtme në Jerevan e ka konfirmuar këtë në një deklaratë për Shërbimin Armen të Radios Evropa e Lirë, por ka thënë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Dialogu ekzistues ndërmjet Armenisë dhe Kosovës mbahet në platforma të ndryshme përmes takimeve dhe diskutimeve dypalëshe. Po ndërmerren hapa për të forcuar lidhjet turistike dhe kontaktet mes njerëzve, që nuk do të thotë njohje [e pavarësisë së Kosovës]”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se shumë vende të tjera kanë miratuar të njëjtën politikë.

Qeveria e Armenisë kishte reaguar pozitivisht ndaj vendimit të vitit 2010 atëherë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) për pavarësinë e Kosovës.

Ajo tha se gjykata e OKB-së mbështeti në këtë mënyrë parimin e të drejtës së njerëzve për vetëvendosje. Jerevani pushoi së përkrahuri këtë parim në konfliktin e Nagorno-Karabakh nën kryeministrin Nikol Pashinian në vitin 2022.

Këtë të fundit e kishte takuar presidentja Vjosa Osmani në shtator të këtij viti gjatë një samiti për, siç kishte thënë atëherë, të diskutuar zhvillimet e fundit, sfidat dhe mundësitë përpara.

Në vitin 2018, ish-president i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vizituar Jerevanin ku kishte marrë pjesë në një samit të Organizatës së Frankofonisë.

Të ngajshme

E thotë edhe këtë Gërvalla-Schwarz: Takoj në aeroplan njerëz që po kthehen në Kosovë, Gjermania në krizë

KushtrimGuraj

Paçarizi për skandalin në KEK: Degradim i madh institucional, po rrezikohet ekzistenca e shtetit

KushtrimGuraj

Arrijnë votat e para nga diaspora, përcillen nga Policia dhe do të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë

KushtrimGuraj