Telenews

Benjamin Pavard viziton Kosovën: Kalon Krishtlindjet në Gjakovë me të dashurën shqiptare

Futbollisti i njohur i Interit dhe kampioni i botës, Benjamin Pavard, ka vizituar së fundmi Kosovën, duke kaluar disa ditë në Gjakovë me të dashurën e tij shqiptare, Kleofina.

Gjatë vizitës, çifti ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë përmes një fotografie të përbashkët, ku shihen të përqafuar në Çarshinë e Jupave, një prej vendeve më ikonike të qytetit të Gjakovës.

Fotografia, e postuar në rrjetet sociale, shoqërohej me një mbishkrim të ngrohtë nga Pavard: “Gëzuar Krishtlindjet nga ne për ju. Le të ndalemi për një moment dhe të përqafojmë magjinë e fëmijërisë, gëzimin e pastër dhe kujtimet me njerëzit që duam”.

Ky moment i ëmbël ka ngjallur shumë reagime pozitive nga fansat shqiptarë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë përshëndetur lidhjen e veçantë të futbollistit me kulturën dhe traditat shqiptare.

Vizita e Pavard në Kosovë jo vetëm që ka sjellë vëmendje mediatike, por ka shërbyer edhe si një shembull i bukur i dashurisë që tejkalon kufijtë dhe bashkon kultura të ndryshme.

Ndërkohë, çifti duket se ka shijuar qetësinë dhe mikpritjen e Gjakovës gjatë periudhës festive, duke krijuar kujtime të paharrueshme.

Të ngajshme

Kënga hit e Krishtlindjeve, më e dëgjuara në mbarë botën, ja sa para fiton çdo vit?

Erzana Fazliu

Fejohet Dua Lipa

Erzana Fazliu

Rozana Radi dhe Briseida puthen në buzë gjatë një debati në “Big Brother Vip Albania”?

Erzana Fazliu