Telenews

Nasim Haradinaj për Jack Smith: Sytë e tij kanë gjak, hala s’i kam bo çka kam qejf me i bo

Ish-Nënkryetari i OVL e UÇK’së, Nasim Haradinaj, ka folur për procesin gjyqësor ndaj tij në Gjykatën Speciale, derisa ka pasur edhe disa fjalë për Ish-Kryeprokurorin Jack Smith.

Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Haradinaj ka thënë se përvoja e tij me Specialen ka qenë 100 herë më e keqe se që e kishte menduar. Ai ka thënë se nëse do të ketë ndonjë process gjyqësor ndaj Smith, do të jetë dëshmitar.

“Njerëzit nuk duhet pamjet fizike me i komentu, po përnime e ka fytyrën e drakullës. Sytë e tij gjak kanë. Sytë e tij mua vetëm më kanë trimnu….Unë e di që Jack Smithi s’ka mujt me më ba çka ka pas qejf. Po ia thom Jack Smithit edhe këtu, hala s’kom ba, çka kam qef me të bo edhe çka do të mundohna me i ba. Kom qejf me kanë dëshmitar në procesin e tij nëse ngritet edhe besoj që do të jem për të gjitha këto manipulime që i ka ba”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka bërë me dije se avokati i tij e ka dërguar lëndën e tij në Gjykatën e Strasburgut dhe se kjo iu ka mundësuar meqë ka edhe shtetësi suedeze.

“Landa ime ka shku në Strasburg. Avokati im e ka cu pa pagesë, pa kompenzim vetëm pse mendon se iu ka fy intelegjenca…”, ka shtuar Haradinaj.

Intervista e plotë me Nasim Haradinajn publikohet nesër (të premten), prej orës 19:00, në kuadër të emisionit “Spotlight” – prodhim i gazetës online Reporteri.net. Autor i këtij emisioni është gazetari Kosovë Gjoci.

Të ngajshme

Pas shikimit të video-incizimeve, avokati i Andi Pajazitit thotë se ai veproi në vetëmbrojtje

Donat Hashani

Kurti sot edhe pse vikend me aktivitete të shumta

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore të ditës për sot

Donat Hashani