Telenews

Fejohet Dua Lipa

Dua Lipa është fejuar! I dashuri i saj, Callum Turner, “i është ulur në gjunjë” për një propozim romantik gjatë Krishtlindjeve pas një viti lidhjeje.

Sipas raportimeve, Dua Lipa dhe Callum Turner janë fejuar pasi aktori bëri propozimin romantik gjatë festave të Krishtlindjeve.

Çifti i lumtur, që kanë qenë në një lidhje për më shumë se një vit, e kanë mbajtur lajmin të fshehtë dhe planifikojnë të festojnë me miqtë dhe familjen në prag të Vitit të Ri.

Këngëtarja e hitit Levitating, 29 vjeç, dhe aktori i Fantastic Beasts, 34 vjeç, thuhet se janë “shumë të dashuruar” dhe miqtë e tyre janë “shumë të lumtur” pasi Callum bëri hapin e madhe.

Një burim i tha gazetës The Sun: “Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe e dinë që kjo është përgjithmonë. Ata janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur”.

“Dua ka pasur një nga vitet më të mira të karrierës së saj profesionale dhe kjo është qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje e fortë për Duan dhe ata janë një çift i mrekullueshëm. Familjet dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur. Ka qenë një Krishtlindje e jashtëzakonshme për ta”.

Të ngajshme

Varroset nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë dhe Ali Krasniqit

Erzana Fazliu

Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zviceran, 5 prej tyre nga Kosova

Erzana Fazliu

Kevini vjen me “Zemërsita”, e mban premtimin për Anën

Erzana Fazliu