Telenews

Aktakuza e dytë ndaj Nagip Krasniqit, Kurti e mbron me disa fjalë të forta

Prokuroria Speciale ka ngritur sot një aktakuzë të re ndaj ish kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, dhe dy personave tjerë me inicialet Y.D. dhe I.Z. Në njoftim, sot, u tha që të pandehurit akuzohen se gjatë periudhës kohore 2021-2023 i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës në vlerë prej 37 milionë euro.

Megjithëkëtë, kryeministri Kurti vazhdon ta mbrojë fuqishëm ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

“Drejtori, kryeshefi Krasniqi i solli 105 milion fitim KEK-ut për vitin 2022. Ky i ka çmendur kundërshtarët tanë, një pjesë e madhe e të cilëve janë në prokurori, dhe ky sulm që është bërë ndaj drejtorit është bërë për shkak të suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij. Tash rasti është komplet procedural”, tha sonte Kurti në RTK.

Të ngajshme

Dalin pamjet kur Livias i ndodh atak paniku

Erzana Fazliu

“Nuk e toleroj prekjen fizike”, Gerta përballet me Rozanën pas videos te kuzhina: Unë e fitoj këtë lojë dhe duke fjetur gjumë

Erzana Fazliu

Një tjetër futbolliste nga Kosova transferohet në Superligën e Turqisë

Erzana Fazliu