Telenews

Sveçla e Aliu dalin në veri për Vitin e Ri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me kolegun nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapsinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu, e bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar pikën kufitare të Jarinjes, pas mesnate.

Me anë të një postimi në rrjetin social facebool, Sveçla ka uruar vitin 2025, duke thënë se vendosën që ndërrimin e motmotit ta presin me zyrtarët policor në këtë pikë kufitare.

“Paraprakisht vizituam zyrtarët policor në Leposaviq, Urën e Bistricës, Koshtovë dhe takuam ata në pikat patrulluese nga Mitrovica deri në Jarinje”, ka shkruar i pari i Punëve të Brendshme.

Sipas tij, këta zyrtarë përveç sigurisë së të gjithë qytetarëve pa dallim, po kujdesen edhe për sigurinë e kufirit tonë me Serbinë.

“Përkushtimi i tyre dhe i të gjithë policëve tanë ka bërë të mundur të përmbyllim një vit sfidues por të suksesshëm e edhe më të fortë”, ka shtuar Sveçla.

Të ngajshme

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit –

KushtrimGuraj