Pritjet e mërgimtarëve në pikën kufitare në Merdarë janë rritur.
Nga dy orë e 20 minuta sa ishin më herët, tani mërgimtarët po presin nga dy orë e 40 minuta deri në tri orë.
Po ashtu, mërgimtarët po presin deri në 40 minuta edhe te Dheu i Bardhë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Pritje deri në 25 minuta ka edhe në Muçibabë, teksa në pikat e tjera kufitare, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta.


