Telenews

Vdes një person në aksidentin mes një kamioni dhe dy veturave në rrugën Lipjan-Shtime

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një kamioni dhe dy veturave mesditën e sotme në rrugën Lipjan- Shtime.

Kështu ka bërë të ditur  zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se personi tjetër është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm.

Gjithashtu, Borovci ka deklaruar se për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan-Bujan.

“Për shkak të aksidentit janë krijuar vështirësi qarkullimi në segmentin rrugor Lipjan-Shtime-Topliqan – Bujan. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit dhe ri drejtimin e trafikut, si dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Borovci.

Të ngajshme

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj

Presidentja fton banorët e Luginës të votojnë nesër në zgjedhjet serbe: Më shumë deputetë shqiptarë e zë më të fuqishëm

Rrezarta Ramaj

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj