Telenews

Deklarim i Rrejshëm i Pasurisë nga Këshilltari i Kurtit, Fisnik Korenica

Rasti i pastër për gjykatë për deklarim të rrejshëm të pasurisë nga këshilltari i Kurtit, Fisnik Korenica
Siç e keni parë në media, këshilltari i Albin Kurtit, Fisnik Korenica, kish pas qenë bashkëpronar në kompaninë “SMART Energy & Infrastructure” bashkë me njëfarë servili të Vjosa Osmanit, Bardhyl Hasanpapaj.
Ama, vetë Korenica nuk e ka deklaru fare se ka qenë bashkëpronar në këtë kompani.
Fatmirësisht, lëshimi i gruas së tij në deklarim të pasurisë, e cila është zëvendës-avokate e popullit, Anita Çavdarbasha Korenica, e ka shpërfaqë Korenicën.
Por, s’është problemi vetëm këtu.
Edhe deklarimi për një kompani tjetër zbulon paqartësi të mëdha.
Siç mund ta shihni, vetë Korenica deklaron se ai është aksionar në kompaninë “PEN Strategy Consulting Group”.
Korenica në formular shkruan se ia i ka 80% të aksioneve.
Por, prapë gruaja e tij e nxjerr zhveshur.
Ajo, në formularin e saj, shkruan se burri i saj i ka 100% të aksioneve në këtë kompani e jo 80%.
Gjithashtu, në dy formularët dallon edhe vlera e aksioneve brenda kompanisë.
Këtë rast do të duhej të hetonte Agjencia Kundër Korrupsion, por fatkeqësisht edhe kjo agjenci është krejtësisht e kapur nga shpura e Kurtit.

Të ngajshme

Osmani: Misioni për fuqizimin e shtetësisë është nderi më i madh që mund t’i bëjmë Kosovës

KushtrimGuraj

Vetëm edhe një ish-ushtar i UÇK-së mbetet i ndaluar në Serbi news image

KushtrimGuraj

Pasuesi i Lajçakut do të jetë i dërguar i posaçëm vetëm për dialog, s’do të ketë detyrime tjera

KushtrimGuraj