Telenews

Daçiq shpalos fytyrën e vërtetë: Serbia do t’i dëmtonte interesat e veta nëse i vendos sanksione Rusisë

Sipas tij, me veprimet e saj, Rusia po ndihmon në “mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare të Serbisë sepse nuk po e lejon Kosovën që të kalojë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.
“Rusia është i vetmi vend që do të vendosë veto ndaj njohjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit, ndërsa vendet perëndimore nuk do ta tërheqin njohjen, por do të vazhdojnë ta shtyjnë tutje. A ia vlen që ne t’i vendosim sanksione Rusisë? Me to nuk do ta dëmtonim Rusinë, por veten”, tha Daçiq për Televizionin Prva të Serbisë.
Tutje, ai thotë se në kuadër të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Serbia ka marrë përsipër që gradualisht të harmonizojë politikën e jashtme të sigurisë me BE-në.

Të ngajshme

Pushime të paharrueshme në Adriatik: 5 ditë All Inclusive për 520 euro

Rrezarta Ramaj

Sekuestrohen armë e municion në Pejë, Istog e Junik, tre persona arrestohen pas të shtënave në ahengje

Yllka Gashi

Alarmohet Barcelona, lojtari i saj mund të jetë 6 muaj jashtë fushave

Yllka Gashi