Telenews

Basha thumbon Ramën pas ndihmesës së Qeverisë për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha e ka akuzuar Qeverinë e atjeshme se janë duke programuar më shumë taksa për qytetarët e vendit.
Basha shton se qeveria do të rikthejë taksën për bizneset e vogla dhe se një sërë të tjerash që do ta rëndojnë dhe më shumë gjendjen.
“Edi Rama vazhdon të tallet me qytetarët me gjoja paketa shpëtimi. Është e njëjta skemë siç bëri në kohën e pandemisë, ku shumica dërmuese e shqiptarëve u zhyten në mjerim. Qeveria ka parashikuar të shpërndajë lëmoshë tek grupe të kufizuara, që po mbijetojnë, kur në fakt rritja e çmimeve prek të gjitha shtresat dhe do të zhysë në varfëri qindra mijëra familje.
Zgjidhje ka. Ia kemi propozuar kohë më parë ku i kërkuam të marrë masa. Sepse shqiptarët janë aq të varfër sa nuk i përballojnë dot kostot shtesë për të përmbushur nevojat bazë. Mjafton të shohësh vendet fqinje për të kuptuar se ka zgjidhje që ndihmojnë të gjithë qytetarët”, ka shkruar Basha në Facebook.

Të ngajshme

Ambasadori gjerman: Mezi presim të punojmë me institucionet e reja

Valjeta Turkaj

Spiropali uron Kurtin: Shqipëria dhe Kosova ecin së bashku në rrugën Evropiane

Valjeta Turkaj

Aleksandër Lumezi refuzon pozitën e Zëvendës Kryeprokurorit të Shtetit: Kam angazhime të tjera

Valjeta Turkaj