Telenews

Hamza premton bursa dhe subvencione për mbështetjen e shkollave dhe klubeve sportive

Gjatë ditës së premte, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza vizitoi sportistët e Klubit Futbollistik “Ramiz Sadiku”, ku shprehet se bashkë me ta kaloi një ditë të bukur.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza thotë se do të rrisë mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive për zhvillimin e talentëve të rinj, duke shtuar se klubet me rezultate kulmore dhe organizim profesional do të përfitojnë bonuse dhe subvencione të veçanta.

“U kënaqa shumë sot me sportistët e Klubit Futbollistik “Ramiz Sadiku”, të rinj me plot perspektivë. Rruga drejt suksesit fillon qysh në moshën e hershme dhe shkollat sportive janë vendi i duhur për zhvillimin e talenteve dhe punën ekipore”, ka shkruar Hamza.

“Unë do ta rris mbështetjen për shkollat dhe klubet sportive për zhvillimin e talentëve të rinj. Mbështetja do të bëhet në bazë të rezultateve dhe angazhimit të klubeve në zhvillimin e sportistëve vendorë. Klubet me rezultate kulmore dhe organizim profesional do të përfitojnë bonuse dhe subvencione të veçanta. Ma Mirë për sportin dhe sportistët tanë!”.

 

Të ngajshme

Kurti paralajmëron rritjen e koeficientit të pagave në 120 euro nga korriku 2027 –

KushtrimGuraj

Presidentja Shiroka Pula takohet me shefin e OSBE-së në Kosovë, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit –

KushtrimGuraj

Paga e 13-të, koeficienti 120 euro dhe shtesat për fëmijë, çfarë parasheh buxheti 2027

Rrezarta Ramaj