Telenews

Ky është ”Ylli i Javës” në elitën e futbollit kosovar për xhiron 25

Federata e Futbollit të Kosovës në bashkëpunim edhe me sponsorin zyrtar të garës, BKT-në e kanë përzgjedhur lojtarin e xhiros 25 në elitën e futbollit kosovar.

Ky çmim për xhiron e 25-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Malisheva, Hasan Hyseni.
Mesfushori i majtë 24-vjeçar në radhët e KF Malisheva realizoi një supergol në fitoren tejet të rëndësishme që skuadra e tij e arriti si mysafire ndaj Drenicës, me shifrat 3:2.
Ai realizoi golin e dytë të skuadrës së tij në minutat e fundit të pjesës së parë, me një gjuajtje të fortë nga një distancë e largët, teksa u dallua edhe për kreativitetin e tij gjatë tërë ndeshjes, ndonëse fusha e lojës ishte e rënduar për shkak të reshjeve.
Pas kësaj fitoreje FC Malisheva e stabilizoi pozitën e saj në elitë me 32 pikë, aq sa kanë edhe Drenica e Prishtina.
Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e KF Malisheva, Hasan Hyseni e ndau Bekim Kilaj, senior specialist në BKT.

Të ngajshme

Napoli – Juventus: Conte i etur për të rimarrë vendin e parë

Valjeta Turkaj

Milan ofron 40 milionë euro për transferimin e top sulmuesit të Ligës Premier

KushtrimGuraj

Dy ndeshje në ora 6 të mëngjesit, Kosova mëson edhe orarin për Kupën e Botës në rast kualifikimi

KushtrimGuraj