Telenews

Gjenerali Xhevahir Geci kandidon për deputet nga rradhët e PDK-së

Gjenerali i dalë në pension Xhevahir Geci, pas një karriere të gjatë dhe të suksesshme në shërbimin ushtarak, ka vendosur ta sfidojë veten në politikë. Ai do të jetë kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 me numrin 35 në listë.

Geci është një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke luajtur një rol kyç në organizimin dhe zhvillimin e luftës për liri gjatë viteve ’90. Ai ka qenë pjesë aktive e operacioneve guerile dhe njihet për guximin e tij në aksionet e para, të cilat mbajnë edhe emrin e tij. Në bashkëpunim me figura të shquara si Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe shumë të tjerë, Geci ka kontribuar në kauzën kombëtare.

Pas përfundimit të luftës, Xhevahir Geci ka vazhduar shërbimin në institucionet e sigurisë, duke shërbyer si komandant i Gardës Kombëtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Xhevahir Geci vjen nga fshati Llaushë i komunës së Skenderajt dhe rrjedh nga një familje me tradita atdhetare, e njohur për përkushtimin ndaj çështjes kombëtare.

Kandidatura e tij po të tërheqë vëmendje në zgjedhje, pasi po sjellë në politikë një figurë me përvojë të pasur ushtarake dhe angazhim të vazhdueshëm për vendin.

Të ngajshme

Florin Krasniqi e quan “palaço” dhe “pa njerëzillak” Kurtin

Donat Hashani

G Bani iu kërkon falje familjarëve të Gjestit

Erzana Fazliu

Ajshe Gërvalla për Ramush Haradinajn: “Pas fjalëve të tij mu hap zemra”

Erzana Fazliu